Këtë pranverë luleshtrydhet nuk do t’i keni vetëm në frigorifer, por edhe mbi krye. Mos u habisni, nuk është një lojë fjalësh, por trendi më i ri i flokëve: bionde luleshtrydhe pritet të bëjë namin sivjet dhe duket se të parat që e kanë përqafuar këtë ngjyrë janë vajzat më IN të Instagramit. Biondja luleshtrydhe është një ngjyrë e veçantë që kombinon nuancat e shndritshme të mjaltit me nuancat më pastel të rozës dhe pjeshkës.
Biondja luleshtrydhe u prezantua për herë të parë në vitin 2016 nga Sienna Miller dhe Kristen Stewart gjatë parakalimit klasik në Festivalin e Filmit të Venecias, për t’u kthyer 6 vite më vonë, në 2022-shin, si ngjyra e momentit.
Ndër të fundit që kanë zgjedhur nuancën bionde luleshtrydhe është këngëtarja, Nicki Minaj, e cila në fotografitë e fundit në Instagram është shfaqur me një bionde të ngrohtë luleshtrydhe të pasuruar me nuanca të arta.