MENU
klinika

"E ardhmja e Evropës dhe botës është në rrezik"

Pas sulmit në Kiev, Ukraina bën thirrje për ‘sanksione shkatërruese’ ndaj Rusisë

24.02.2022 - 09:36

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka postuar në Tëitter një  kërkesë për komunitetin ndërkombëtar në përgjigje të sulmit të Rusisë.

Ai thotë se “bota duhet të veprojë menjëherë” dhe “e ardhmja e Evropës dhe e botës është në rrezik”.

Kuleba bën thirrje për “sanksione shkatërruese” të menjëhershme, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga përdorimi i sistemit të transaksioneve financiare SËIFT.

Ai gjithashtu thotë se bota duhet “të izolojë plotësisht Rusinë”, duke i ofruar Ukrainës armë dhe pajisje, ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare.

Në orët e para të mëngjesit pati raportime nga zyrtarë të qeverisë ukrainase se Rusia ka sulmuar me raketa bazat ushtarake në Kiev, por kjo u mohua nga Moska, me pretendimin se synon infrastrukturën ushtarake, mbrojtjen ajrore dhe forcat ajrore me “armë të precizionit të lartë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulm ndaj aeroporteve dhe bazat ushtarake

Nis lufta në Ukrainë, Rusia sulmon me raketa Kievin!

"Bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE-së"

Kryeministri Rama dënon sulmin ndaj Ukrainës