MENU
klinika

Era e fortë rrëzon dy shtylla të tensionit të lartë

Pesë fshatra në Lezhë pa energji elektrike

02.02.2022 - 11:09

Barbulloja, Rrila, Shenkolli, Tale e Grykë Lumi në Lezhe e disa zona të Kurbinit janë në errësirë prej mbrëmjes së djeshme nga era e fortë.

Tensioni i lartë 35 kilovat që furnizon nënstacionin e Rrilës ka pësuar një defekt në Fushë Kuqe e për pasojë nuk po furnizon dot nënstacionin në Rrilë që mban me energji fshatrat e sipërpërmendura.

Burime bëjnë me dije se shkak është bërë dëmtimi i një shtylle të tensionit të lartë nga era e fortë riparimi i së cilës nuk dihet se kur do të ndodhë.

Operatori i Sistemit të Transmetimit nuk ka dhënë asnjë afat se kur do të japë energji për OSSHEE në mënyrë që të rivendosë furnizimin për të gjithë banorët e Njësisë Administrative të Shenkollit në Bashkinë e Lezhës.