MENU
klinika

Nga Kimete Berisha

Presidentja i qepoi vetes- Burri i saj primitiv dhe pse e shiti Albini

10.02.2022 - 11:48

1.Saktë.

Çka i bën vetes nuk ta bën askush!

Kurrë, asnjë gazetar nuk ka ditur të shkruaj kundër presidentes, më rëndë dhe më vrazhdë se sa presidentja ke vepruar kundër vetvetes, duke marrë 4,000 euro për karburante.

2.Gazetari mund të jetë mëkatar, por edhe mëkatari mund ta thotë të vërtetën.

Sidomos kur e vërteta është e tmerrshme.

E vërtetë është se presidentja ka shpenzuar 4 mijë euro për karburante, e kush e thotë këtë të vërtetë nuk është me rëndësi.

3.Për herë të parë pas luftës, reagoi BE në mbrojtje të gazetarëve shqiptarë, që në mënyrë barbare po i kërcënon burri i presidentes.

Ankesa e vetme e burrit të presidentes është: ‘Pse ju e tregoni të vërtetën që Presidentja juaj i ka shpenzuar 4,000 euro karburante. Keni vjedhje më të mëdha për t’u marrë me to’ – po thotë ai.

Reagimi i burrit të presidentes është mesjetar, primitiv, patriakal, dhe për fatin e tij të keq, nuk i tutet kush.

Nevojën e tij që të jetë ‘burrë’ Kosova nuk ia plotëson dot.

Çfarë ‘burri’ je ti që e fshin postimin?

Eshtë sikur e ‘vret’ dikë dhe pastaj i fshin gjurmët.

Mund të pendohesh, por pendimi pasohet me kërkimfalje.

Kush je ti që kërcënon!

Je aq ‘i rrezikshëm’ sa as drejtësia nuk të merr seriozisht!

4.Puna rrezik.

Unë e shoh përçarjen e parë mes kryeministrit dhe presidentes.

5.Glauk Konjufca (nëpërmjet shefit të kabinetit të tij) e bëri çështje punën e karburanteve që kanë shpenzuar deputetët?

Pse? Çfarë deshën të arrijnë?

Aty në atë Kuvend, nuk është asnjë ‘esnaf’ i politikës, janë shumë gra dhe burra që nuk dinë të shkruajnë shqip dhe në jetën e tyre s’kanë lexuar libër; janë disa gra e disa burra që e kanë blerë mandatin e deputetit; shumica janë si uji që nuk ecën, të lodhur dhe të konsumuar nga politika.

Kë goditën pra? Kujt ia ndalën rritën? Çka deshën të zbulojnë? Kujt deshën t’ia zbulojnë keqpërdorimet?

6.Vetëvendosja e ‘sakrifikuan’ një deputete të veten (arriviste), për t’i zbuluar shpenzimet e kujt?

Të PDK-së? Tê LDK-së?

LDK e PDK e dikurshme nuk na befasojnë për të keq. Opozita e sotme mund të na befasojë vetëm për të mirë!

E kujt pra i qepoi Glauk Konjufca, duke i zbuluar (përmes shefit të kabinetit të tij) shpenzimet dhe hajnitë e deputetëve?

I qepoi presidentes. Të tjerët nuk i bën hesap për njerëz.

Keqpërdorimet e presidentes janë lajm, keqpërdorimet e të tjerëve – nënkuptohen, edhe pa asnjë fakt.

7.Kollçaku, shembull, është aq naive sa që pa e pyetur tregon vet, thotë unë jam ‘deputete e autobusit’.

Ani pse moj vojvode i more gjithë ato para për karburante kur ke udhëtuar me autobus?

A t’ka ndodh najherë me knu n’autobus!

8.Pra, asnjëri deputet i përfolur për keqpërdorim nuk është simpatik që të bëhet antipatik.

Nuk është duke lulëzuar, që të venitet. Nuk është i madh që të ‘zvogëlohet’!

Asnjëri prej këtyre që kanë keqpërdorur nuk është aq i respektuar sa të zhgënjehemi me të!

Përkundrazi.

9.Vetëvendosja, pasi u sigurua se njerëzit e saj kryesor nuk kanë shpenzuar karburante, vendosi t’i qepojë presidentes.

Nuk e zbuluan mediat se sa derivate ka harxhuar presidentja. As nuk ka qenë ideja e mediave.

Ka qenë ideja e Glauk Konjufcës që të zbulohen llaskuçat. Pse ndodhi ky zemërim i papritur?

Çfarë e motivoi hakmarrjen e Vetëvendosjes ndaj presidentes?

Çfarë i frymëzoi ta turpërojnë presidenten, e cila nuk ka kapital tjetër përveç që mburret, thotë ‘se si nuk vjedh’.

E sulmuan në të vetmin ‘kapital’ që thoshte se e kishte!

10.Është e pahijshme, kur je presidente e popullit më të varfër në Evropë, e blen shtëpi në lagjen më luksoze, ku jetojnë milionerët.

Është pa edukatë, të thuash se jeton në Prishtinë e të paguhesh sikur udhëton në Mitrovicë.

Presidentja është dashur të më pyes mua: të pavarësohet nga Vetëvendosja, pa u hetuar.

Sepse, kur ‘ata’ ndjehen se dikush tjetër (në këtë rast presidentja) po u del nga kontrolli, t’i zbulojnë ‘sekretet’ publike.

11.E shihni tash çka i ndodhi presidentes, as ZRRE nuk e mori parasysh!

12.Për neve popullin, ky është lajm i mirë.

Prishja e presidentes me kryeministrin, e bashkon popullin.

Ne shqiptarët funksionojmë më mirë kur jemi të prishur mes vete.

Pasi presidentes i doli duçi, kryeministri e kthen epërsinë e madhe, sepse nuk e ka asnjë skandal korrupsioni personalisht.

13.Por as kjo nuk mjafton, nëse kryeministri nuk e pastron bërllogun e vet, do të thotë: e legjitimon krimin.

Njerëzit e Albin Kurtit nuk guxojnë as të jenë të dyshimtë, lëre më fajtorë, siç u zbuluan!

P.S. Ky Kuvend nuk ka moral të ekzistojë më. Presidentja ish dashur të dorëhiqej. Për gjynah. Sa lirë ka kushtuar turpërimi i saj. Duket se çdo gjë është kaq keq.

Dhe se s’ka mbetur njeri normal në këtë vend. Unë sa herë mërzitem – e harroj Zotin!

Dhe sa herë dorëzohem – Zoti nuk më lë!

Dje, sherri i presidentes, disa gazetarë u përjashtuan nga puna ‘për një fjalë goje, thjesht për humor’, e sot presidentja përjëmend u turpërua, e qepoi kush nuk e priti: Vetvetja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shkruan Kimete Berisha

“Për Albin Kurtin!”


Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika