MENU
klinika

Dafina Zeqiri bën veprimin e papritur

Profesori bullizohet në rrjete sociale për shkak se kërcen

01.02.2022 - 11:41

Një profesor në Kosovë është bërë viral për shkak të disa videove të tij duke kë kërcyer valle popullore.

Profesori i biologjisë, Lulzim Paci, ka shpërthyer në lot derisa po fliste në “KTV” për videot e tij që janë bërë virale.

Ai tha se ka marrë kritika dhe ofendime të shumta në mediat online, derisa vëllait të tij, i ka thënë se nëse ndihet i turpëruar, të mos tregojë se e ka vëlla.

“I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla”, deklaroi Paci derisa ia nisi të qajë.

Lulzim Paci ka folur për famën që ka marrë brenda natës, por edhe për problemet që i ka sjell ajo.

Pak kohë pasi u bë i famshëm, pati shumë komente negative, madje edhe deputetë që kërkuan të “merren masa ndaj tij”.

Ka pasur reagime të shumta në rrjet, ku shumë intelektualë dhe figura publike në Kosovë i kanë dal në krahë profesorit. Nuk ka munguar as reagimi nga Dafina Zeqiri, e cila e ka ftuar profesorin të bëjnë një Tik-Tok bashkë.

“Express” ka mësuar se videoja e tij dhe Dafinës do të realizohet sot.

Nga ana tjetër profesori ka shprehur se ai promovon vlera kombëtare dhe se asgjë degjeneruese nuk ka në videot e tij.