Disa ditë mund të jenë aq stresuese saqë ndihemi në ankth kur zgjohemi të nesërmen në mëngjes. Ditët mund të jenë aq të “ngarkuara” me detyrime, saqë peshën e tyre e ndjejmë sapo zgjohemi. Por si ta menaxhojmë këtë “predispozicion” ndaj stresit?
Provoni meditimin
Meditimi kontribuon ndjeshëm në lehtësimin e ankthit. Disa teknika meditimi mund të jenë veçanërisht të dobishme në orët e hershme të mëngjesit, pasi ato mund t’ju përgatisin të përjetoni emocione pozitive gjatë pjesës tjetër të ditës.
Vendos qëllimet
Nëse zgjoheni dhe para se të ngriheni nga shtrati ndiheni të shqetësuar për gjithçka që duhet të bëni, atëherë një plan veprimi mund t’ju ndihmojnë shumë. Ky ankth i përgjithësuar mund të lehtësohet nëse vendosni qëllime që dëshironi të arrini gjatë ditës.
Përfitoni nga muzika
Muzika mund të largojë nga mendimet apo shqetësimet negative, të cilat jo vetëm që nuk na ndihmojnë por mund të intensifikojnë atmosferën tashmë negative në të cilën mund të ndodhemi.