MENU
klinika

Po shkohet drejt luftës

Putin njeh rajonet rebele: Ukraina u krijua nga Rusia, Hrushovi dha Krimenë

21.02.2022 - 21:22

Presidenti rus Vladimir Putin shpalli njohjen e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk, dy zona të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia, në një fjalim televiziv drejtuar kombit. Një gjest që përfaqëson një përshkallëzim të krizës ukrainase.

“Ukraina moderne u krijua tërësisht nga Rusia për shkak të refuzimit të një pjese të territoreve të saj historike, askush nuk i pyeti banorët asgjë.

Ukraina për Rusinë nuk është vetëm një vend fqinj, por një pjesë e historisë, shokët dhe të afërmit tanë.

Hrushovi ia dha Krimenë Ukrainës për disa arsye.

Ukraina sot me të drejtë mund të quhet “Ukraina me emrin Vladimir Ilyich Lenin”, ai është autori dhe arkitekti i saj.

Bolshevikët donin të qëndronin në pushtet me çdo kusht, shkuan në çdo hap, duke përfshirë paqen në Brest dhe përmbushjen e çdo dëshire të nacionalistëve”, deklaroi Putin sipas BBC, duke shtuar se “për Rusinë nuk është vetëm një vend fqinj, por një pjesë e historisë, shokët dhe të afërmit tanë”.

Agjencia e lajmeve TASS raporton se, Kremlini ka bërë të ditur që “presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se është gati të nënshkruajë një dekret për njohjen e pavarësisë së republikave separatiste të Donbasit”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se ishin “të zhgënjyer” nga vendimi i Vladimir Putin për të njohur republikat separatiste të Ukrainës lindore.

Rebelët e mbështetur nga Rusia në ato zona të vendosura në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, kanë luftuar kundër ushtrisë ukrainase që nga viti 2014, por Moska nuk i ka njohur zyrtarisht republikat e tyre të vetëshpallura.

Ukraina dhe Perëndimi kanë frikë se tani Moska mund të dërgojë haptazi forca ushtarake në zonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A do ta tërheqë këmbëzën Rusia?

Kremlini i ndez dritën jeshile, një samiti Biden-Putin