MENU
klinika

Shpresë për të shuar luftën?

Putin pranon të ulet në bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën

25.02.2022 - 13:00

Sinjale pozitive nga Kremlini. President i Rusisë, Vladimir Putin, ka pranuar zgjidhje përmes dialogut me Ukrainën, pas thirrjes së homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një tryezë negociatash.

President Putin ka konfirmuar se është i gatshëm për bisedime të nivelit të lartë me Ukrainën.

Putini e ka konfirmuar këtë gjatë një bisede me Presidentin e Kinës, Xi Jinping, teksa ky i fundit e ka telefonuar për të biseduar lidhur me pushtimin e Ukrainës, që ka hyrë tashmë në ditën e dytë, duke lënë edhe qindra viktima.

“BBC” raporton se Presidenti kinez i ka shprehur mbështetjen Putinin, duke i kërkuar që të zgjidhin krizën me Ukrainën përmes dialogut.

 

 

Siç raporton “BBC”, kriza mes Ukrainës dhe Rusisë po paraqet një sfidë të madhe edhe për Kinën në shumë fronte, për shkak të marrëdhënieve të ngushta që ky vend ka me Kremlinin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Heshtja misterioze në konfliktin azero-armen

Rusia ka hequr dorë, apo po “fiton kohë”?

Nga Bloomkberg: Incidenti i Krimesë

Limitet e angazhimit diplomatik me Vladimir Putinin