MENU
klinika

Puthja në buzë mes Ilirit dhe Arjolës

Reagon për herë të parë bashkëshortja italiane e balerinit

08.02.2022 - 12:05

Prej disa orësh në rrjet po qarkullon puthja e Ilirit me Arjolën në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ata duhet të imitonin një pjesë nga filmi i vjetër “ Edhe kështu edhe ashtu” dhe nuk nguruar as të putheshin.

Mirëpo, pas këtij veprimi ka reaguar edhe bashkëshortja e Ilirit, e cila u shpreh ishte pjesë e rolit. Emanuela tha për “Shqipëria Live”, se njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet dhe mos të gjykojnë.

“E pashë, më pëlqeu për mënyrën se si ato lozën, shumë kam parë nëpër rrjete sociale se si u puth se si u bë. Ishte rol dhe njerëzit duhet ta marrin me më sportivitet pjesën e roleve që bëjnë aktrim është puthje për momentin. Kam parë edhe një koment të një blogeri se di nëse mund ta them emrin Olti Curri, që kush do vijë tani që u puth me Arjolën. Nuk besoj të vijë njeri ose të ndodhi ndonjë gjë sepse ishte vetëm një aktrim”, u shpreh ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ti je zero, çfarë artisti je ti?" (Video)

Shpërthen debati midis Ilirit dhe Donaldit