MENU
klinika

Argumenti i Celibashit/ 'Përzë' Sali Berishën

Regjistrohet në zgjedhje koalicioni “Shtëpia e Lirisë”

04.02.2022 - 14:27

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pranuar kërkesën e LSI-së për regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte, Celibashi argumenton se kërkesa e LSI-së ka bazë ligjore dhe se partia është e regjistruar si subjekt zgjedhor.

KQZ ka miratuar sot përmbajtjen e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokristiane e Shqipërisë, por jo Sali Berishën dhe Komisionin e Rithemelimit.

Celibashi ka saktësuar se drejtuesi i Koalicionit është Lëvizja Socialiste për Integrim.

Ndër të tjera, Celibashi ka rrëzuar dy kërkesat e Partisë Demokratike për mosregjistrimin e koalicionit. Sipas kreut të KQZ-së, kërkesat e demokratëve kanë një linjë logjike, por nuk kanë bazë ligjore.

Më herët gjatë kësaj mbledhje, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu renditi në arsyetimin e tij dy elemente që nga ana ligjore e bënin të pamundur procedimin nga ana e KQZ për të regjistuar si koalicion “Shtëpia e lirisë”.

Arsyeja e parë ishte sipas Logut se kërkesa për regjistrimin e koalicionit është bërë jashtë afateve, pasi LSI nuk e kishte fituar ende statusin subjekt zgjedhor në KQZ.

Ndërsa elementi i dytë që theksoi përfaqësuesi ligjor i PD-së është se në marrëveshjen e koalicionit dhe në kërkesën për regjistrim, referenca për partinë drejtuese politike mund të bëhet me PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, në kohën që aty përmendet si parti “PDSH-Koalicioni i Rithemelimit”.

Pjesë nga diskutimi:

Kaziaj: Marrëveshja e ka të qartë se për çfarë është bërë ky koalicion. E sjell në vëmendje që deklaratat e klëtij karakteri, duhet të ketë interes vetë partia e tij. Nuk legjitimohesh nga kjo kërkesë. Dua të procedoni me regjistrimin e këtij koalicioni.

Celibashi: Do ju këshilloja që të qëndroni tek argumenti juridik në këtë çëshjte. Zoti Marash Logu fjala për ju.

Logu: Unë i bashkohem thirrjes suaj që të sillemi si përfaqësues ligjor. Nuk i bën nder zotit Kaziajt që të merret me numrin e karrigeve dhe dyerve. Përsa më takon, aq sa mundem do i referohem vetëm ligjit dhe kodit zgjedhor. Në momentin që është paraqitur kërkesa për regjistrimin e koalicionit, ata që janë pjesë e koalicionit, nuk ishin përcaktuar ende si subjekte zgjedhore. Për ne, në momentin kur është paraqitur kërkesa, nuk e kishin fituar statusin e subjektit zgjedhor. E dyta që është e mirë për PDSH-në, në marrëveshja ka një referencë të qartë të PD-së. Unë ju informoj që PDSH as nëpërmjet kryetarit të saj, as përfaqësuesve të saj, nuk ka shprehur dëshirën për të qenë pjesë e një koalicioni. T’i lëmë deklaratat politike.

Kaziaj: Nuk dakordësohem me zotin Logu, pasi përsëri bëri deklaratë politike. Ne jemi përfaqësues ligjor të disa subjekteve politike. Ju po bëni debatin e fokusuar në këtë seancë duke u kapur tek sigla apo shkronjat nistore të një subjekti që ne kemi futur në marrëdhënie koalicioni. Nuk është ky momenti për këtë debat. Ligjvënësi është i qartë në Kodin Zgjedhor.

Celiabshi: Vlerësimi i KQZ-së është si vijon. Ne konsiderojmë që duke arsyetuar pretendimet e përfaqësuesve të PD-së, përsa i përket legjitimitetit të kërkesës në raport me afatin, ne këtë kërkesë po e shqyrtojmë sot. Në momentin e shqyrtimit, LSI figuron të jetë e regjistruar si subjekt zgjedhor. Nuk mund të them që pretendimi i përfaqësuesit të PD-së, ishte alogjik, por nuk ka bazë ligjore. Po shqyrtojmë një kërkesë nga LSI. Ndaj vlerësoj që kërkesa e LSI-së e shqyrtuar sot për të regjistruar një koalicion me subjekt zgjedhor, në vlerësimin tim ka legjitimitet të plotë. Dhe mund të shqyrtohet si kërkesë.

Lidhur me përmbajtjen e pjesën materiale, unë mendoj dhe e vlerësoj që ai pretendim qëndron, sa i përket disa aspekteve identifikuese, qoftë politike qoftë zgjedhore të këtij koaliioni. Nuk qëndron kërkesa e arsyetuar nga ana e përfaqësuesit të PD për ta kthyer për plotësim se do të ishim në këtë siuatë nëse do kishim mungesë të dokumentacionit përkatës në kërkesën për t’u regjistrur në këto zgjedhje. Ne i kemi të gjitha elementet dokumentare që duhet të mbështesin një kërkesë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama"

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, vjen reagimi i PD