MENU
klinika

Premier League, Java 24

Ronaldo hyn në 68’, United ndalet nga Burnley

09.02.2022 - 00:18

Skuadra e Manchester United nuk e ka mbyllur mirë javën e 24-t në Premier League, teksa është ndalur në barazimin 1-1 nga ekipi i Burnley. United e mbylli në avantazh pjesën e parë.

Miqtë tentuan disa herë që të shënonin në portën e kundërshtarëve, me Varanen, që goditi në minutën e 13’, megjithatë nga VAR u pa që ishte pozicion jashtë loje.

Ekipi i trajnerit Ralf Rangnick arriti që të merrte avantazhin në minutën e 18’ falë dyshes Shaë-Pogba, me francezin, i cili ishte edhe finalizuesi i golit. Ndërsa pjesa e dytë e sfidës ishte një tronditje e vërtetë për “Djajtë e Kuq”.

Burnley barazoi shifrat në minutën e 48’, duke shënuar përmes Rodriguez. Pas mbylljes së këtij takimi Manchester United rrëzohet në vend të pestë me 39 pikë, teksa Burnley vijon të jetë i fundit i renditjes me 14 pikë të grumbulluara në 20 ndeshje të luajtura.

Një detaj që ra në sy në këtë ndeshje ishte lënia në stol e Cristiano Ronaldos deri në minutën e 68’, kur zuri vendin e Cavanit, por që nuk mundi të bënte diferencë në rezultat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shuma që Ronaldo fiton nga një postim

Messi shet më shumë fanella, CR7 e kalon në Instagram