MENU
klinika

Shuma që Ronaldo fiton nga një postim

Messi shet më shumë fanella, CR7 e kalon në Instagram

08.02.2022 - 21:54

Është publikuar nga Euromericas Sport Marketing lista e lojtarëve që kanë shitur më shumë fanella në vitin 2021. Në krye të tabelës, i ndjekur nga afër nga CR7 dhe Lewandowski, fituesi i Shtatë Topave të Artë, Lionel Messi.

Para dy ditësh, Ronaldo me 400 mln ndjekës u bë personi më i ndjekur në Instagram. Shitja e bluzave është rritur në sasi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Sa u përket klubeve, nëse mendonit se do të gjenit Realin apo Barcelonën në vend të parë, do të zhgënjeheni, sepse me 3.25 milionë fanella të shitura, po triumfojnë gjermanët e Bayern Munichut.

Meqenëse këto të dhëna i referohen produkteve zyrtare, këto janë shifra që janë të vështira për t’u realizuar plotësisht (produktet jozyrtare ose të vjetra janë mashtruese në perceptimin e zakonshëm), megjithatë, fanellat bavareze ishin më të shiturat në vitin 2021.

Me rreth 200 mijë fanella më pak të shitura, Blancos e Real Madridit janë në vendin e dytë, më shumë se dy herë më shumë se rivalët e tyre Barça. Vendi i tretë për skuadrën e parë angleze, Liverpool, me 2.45 milionë fanella të shitura në 2021.

Vendi i katërt për Manchester United (1.95 milionë). Edhe pse nuk është e verifikueshme se sa ka ndikuar ardhja në këto shifra, jemi të sigurt se transferimi i portugezit ka dhënë një shtysë të rëndësishme.

I njëjti transfer mund t’i kishte shkaktuar dëm Juventusit, italianit të parë dhe të vetëm në top 10, me pak më pak se një milion e gjysmë fanella të shitura.

Por nëse Messi ka shitur më shumë bluza, që gjithsesi shkojnë për llogari të PSG-së, CR7 është kampion në Instagram. Ekspertët e “OLGB” kanë arritur të zbulojnë edhe shifrën e majme që fiton ylli portugez nga një postim i vetëm. Bëhet fjalë deri në 1.72 milionë paund.

Forbes vlerëson se Ronaldo fitoi 120 milionë dollarë (88.6 milionë £) në 2021, duke e vendosur atë të tretën në listë për vitin pas Conor Mc Gregor dhe rivalit të tij të madh Lionel Messi.

Ronaldo raportohet të ketë fituar rreth 70 milionë dollarë (51.7 milionë £) nga pagat dhe fitimet e tij te Juventus dhe United, ndërsa 50 milionë paund erdhën nga marrëveshjet e sponsorizimeve dhe burime të tjera të ardhurash jashtë futbollit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak