Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar pak minuta më parë se forcat pushtuese ruse po përpiqen të marrin centralin nuklear të Çernobilit.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘Twitter’, Zelensky shkruan se forcat ukrainase po japin jetën që mos të ripërsëritet tragjedia e vitit 1986.
Presidnti Zelensky shton gjithashtu se ky veprim është një akt shpallje lufte ndaj gjithë Evropës.
Russian occupation forces are trying to seize the #Chornobyl_NPP. Our defenders are giving their lives so that the tragedy of 1986 will not be repeated. Reported this to @SwedishPM. This is a declaration of war against the whole of Europe.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 24, 2022
“Forcat pushtuese ruse po përpiqen të kapin NPP-në e Çernobilit . Mbrojtësit tanë po japin jetën që të mos përsëritet tragjedia e vitit 1986. E raportoj këtë tek kryeministrja e Suedisë. Kjo është një shpallje lufte kundër gjithë Evropës”, shkruan Zelensky në Twitter.