MENU
klinika

UEFA dhe FIFA ende pa reagim

Shpërthen lufta, ndërpritet kampionati ukrainas

24.02.2022 - 12:06

Lufta që ka shpërthyer në Ukrainë nuk mund të kalonte pa pasoja edhe në botën e futbollit. Efekti i parë negativ nuk ka vonuar teksa kampionati në vend është ndërprerë menjëherë. Ky vendim ishte thjeshtë çështje kohë, ishte i pashmangshëm duke parë situatën.

Mbetet ende për t’u përcaktuar se çfarë do të vendos FIFA dhe UEFA pasi në valle janë dhe shumë aktivitete të tjera, e para dhe më e rëndësishmja është fati i finales së Champions League, do të zhvillohet apo jo në Rusi.

Gjithashtu mbetet për t’u përcaktuar nëse Rusia do të luajë në finalen e play-off të Botërorit, apo do të marrë pjesë në turnetë e tjerë si Liga e Kombeve ku bën pjesë në një grup me Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Parlamenti Evropian: Gazprom, jo sponsor

“UEFA t’i heqë Rusisë finalen e Champions”