MENU
klinika

Parlamenti Evropian: Gazprom, jo sponsor

“UEFA t’i heqë Rusisë finalen e Champions”

23.02.2022 - 19:57

Një grup eurodeputetësh në Parlamentin Europian i kanë kërkuar presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, që të anulojë finalen e Champions League që është planifikuar në San Petersburg në këtë edicion, për ta shpërngulur në një qytet tjetër jashtë Rusisë si pasojë e situatës që po zhvillohet në Ukrainë.

“Duke parë situatën e rënduar pas njohjes nga ana e Putin të republikave separatiste të Donbas dhe pushtimin e trupave ruse në Ukrainë, është e qartë se qyteti i San Petersburgut nuk mund të presë finalen e Champions League më 28 maj”, tha eurodeputetja gjermane e “Të Gjelbërve”, Viola von Kramon-Taubadel.

Kjo nuk dukej thjesht një sugjerim, por më shumë si një urdhër. Gjithashtu kanë kërkuar që UEFA të ndërpresë edhe marrëveshjen e sponsorizimit të kompanisë “Gazprom”, e cila që nga viti 2012 është një nga sponsorët kryesorë të Champions.

Tani mbetet të shihet si do të reagojë UEFA, teksa komenti i vetëm ka qenë se “po monitoron nga afër situatë dhe çdo vendim do të merret kur dhe nëse do të jetë e nevojshme”, por duke shtuar se “për momentin nuk ka plane për ndryshim”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sekretarja e jashtme e Britanisë së Madhe

“Ekipet angleze, bojkot finales së Champions në Rusi”


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak