MENU
klinika

Intervista e De Biasit

“Kanë shpërthyer disa te Shqipëria, spikat Broja”

15.02.2022 - 21:53

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, që sot drejton Azerbajxhanin, mbetet një personazh i futbollit edhe në vendlindjen e tij Itali.

Së fundmi, në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ka analizuar ecurinë e skuadrave të Serie A deri tani, si dhe ka komentuar edhe për Shqipërinë, duke u ndalur te njeriu i momentit, Armando Broja, si dhe te Marash Kumbulla.

Kombëtarja shqiptare – Po padyshim e them me sinqeritet, Shqipëria ka një bazë të mirë me të cilën të mund të punojë, ku ka mbërritur Edy dhe po bën një punë të mirë.

Në të njëjtën kohë i kanë shpërthyer disa lojtarë, si edhe vetë Kumbulla, i cili është një lojtar i ri dhe me perspektivë. Broja është një lojtar i cili me siguri ka cilësi, dhe pak ditë më parë i shënoi Tottenham të Contes.

Ai është një futbollist i cili e sheh portën.  Po luan pak me Kombëtren shqiptare në krahasim me atë që pret ai. Por njëkohësisht mendoj se ka kohën e duhura për të ndërthurur lojën dhe për t’i dhënë peshën dhe vlerësimin e duhur.

Serie A- Është padyshim një kampionat emocionues. Për mua, Inter është skuadra më e fortë deri tani, edhe pse më pëlqejnë shumë Milan dhe Napoli dhe në të njëjtën kohë shoh një Juventus të rifutur në garë.

Megjithatë, jo për të fituar titullin. Me Atalantën, megjithatë, i pashë mirë, ata morën një djalë përpara që ka forcë dhe sasi, di të shënojë shumë gola dhe merr përgjegjësi nga Morata dhe Dibala.

Italia – Fatkeqësisht, e paguam shtrenjtë mungesën e fitores kundër Zvicrës. Mancini ka bërë një punë të madhe me një kombëtare që nuk është më e mira për sa i përket teknikës, por që mund të jetë një grup i fortë. Pengesat do të jenë të vështira, të dyja. Nuk është e garantuar që mund ta mposhtim Maqedoninë, duhet të përgatitet mirë pa menduar se tashmë kemi kaluar në raundin tjetër.

Azerbajxhani – Unë absolutisht duhet të jem këtu (në Baku, ) sepse lojtarët e ekipit kombëtar janë pothuajse të gjithë në kampionatin vendas. Unë ndjek disa seanca stërvitore dhe të gjitha ndeshjet me stafin tim. Në mars do të kemi shansin të kemi dy miqësore para Ligës së Kombeve në qershor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN