MENU
klinika

Situata e sulmuesit shqiptar

Në lojë për Brojën futet edhe gjiganti anglez

14.02.2022 - 14:35

Shumë skuadra e duan në skuadër sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ku pas vetë Southampton, apo Neëcastle dhe Ëest Ham, tani listës së gjatë i bashkohet edhe Arsenal, ku admirues kryesor ka trajnerin Mikael Arteta, i cili e dëshiron me çdo kusht në skuadër 20-vjeçarin.

Arteta dhe Arsenali kanë marrë parasysh paraqitjet e shqiptarit me ekipin bardhekuq e trajneri spanjoll e vlerëson shumë sulmuesin, teksa thuhet se “topçinjtë” do të hidhen në sulm për Brojën në merkaton e verës.

Arsenal u përpoq por nuk arriti të nënshkruajë me një sulmues në afatin kalimtar të janarit. Dusan Vlahovic ishte një objektiv serioz, por ai zgjodhi të bashkohej me Juventusin duke u larguar nga Fiorentina.

Aubameyang u largua te Barcelona dhe tani nevoja për sulmues është e madhe. Armando Broja me fanellën e Southampton në Premier Ligën angleze është aktivizuar në total në 20 ndeshje nga ku e ka tundur rrjetën 6 herë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN