MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Sokol Cikalleshi shënon supergol në Turqi

13.02.2022 - 22:44

Sokol Cikalleshi vazhdon të dhurojë paraqitje fantastike në Turqi. Sulmuesi shqiptar realizoi një supergol në ndeshjen që ekipi i tij Konyaspor luajti në transertë përballë Trabzonsporit.

31 vjeçari shënoi një supergol në minutën e 83 të sfidës. Megjithatë, ky gol nuk e ndihmoi ekipin e tij të fitonte, pasi Trabzonspori triumfoi me shifrat 2-1. Ky ishte goli i gjashtë i shqiptarit në këtë sezon në kampionat.