MENU
klinika

NBA

Shtatë humbje radhazi për Nets, Doncic me “triple double”

05.02.2022 - 14:44

Shtatë humbje radhazi për skuadrën e Brooklyn Nets, në krizë totale, që pas humbjes së Kevin Durant nuk arrin dot të fitojë. Nets u mundën sot 125-102 nga Utah Jazz. Mitchell me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Jazz, ndërkohë që 49 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

San Antonio Spurs, falë 28 pikëve të Johnson, fitoi 131-106 derbin teksan ndaj Houston Rockets, ndërsa Dallas mposhti 107-98 Philadelphian, ndeshje ku u dallua Luka Doncic, ai realizoi një “triple double”, me 33 pikë, 13 rebound e 15 asist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN