MENU
klinika

NBA

Lakers humbin derbin, Suns bien pas 11 fitoreve

04.02.2022 - 12:19

Një kosh në sekondat e fundit i Jackson (25 pikë) i dha fitoren ekipit të Los Angeles Clippers, 111- 110 ndaj Lakers në derbin kalifornian. Një sfidë mes dy ekipesh që kanë zhgënjyer këtë sezon dhe që luajnë për play off-in.

Morris me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Clippers, ndërsa për Lakers u dallua Davis me 30 pikë e 17 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar. Mungoi pwrswri LeBron James.

Pa probleme fitoi sot Golden State, 126-114 ndaj Sacramento, duke iu afruar Phoenix në krye të renditjes në Perëndim. Ndeshje ku për Warriors u dalluan Thompson me 23 pikë e Curry me 20.

Humbet Phoenix Suns, që u ndal 124-116 nga Atlanta, ndeshje ku për vendasit shkëlqeu Trae Young me 43 pikë, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Booker për Suns.

Humbet edhe Chicago, 127-120 ndaj Torontos, por e ruan kreun në Lindje. Për kanadezët, të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë, ndërsa te Bulls u dallua Vucevic me 30 pikë e 18 rebound, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe Miami Heat, 112-95 ndaj San Antonio, me Herro protagonist, autor i 24 pikëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak