Nëse ndjen në mënyrë konstante që mungesa e organizimit, vonesat apo impulsiviteti po prishin rendin e jetës tënde, mund të jetë çliruese për ju të dini që këto zakone “të këqija” janë shenjë e ADHD-së tek të rriturit.
ADHD- Deficiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv, është një çrregullim i shëndetit mendor që mund të shkaktojë nivele mbinormale të sjelljeve hiperaktive dhe impulsive. Edhe pse ADHD-ja mund të ketë qenë sfiduese më shumë gjatë fëmijërisë suaj, zakonet e saj ndikojnë në jetën prej të rrituri, duke e bërë edhe më të vështirë përditshmërinë.
Si ta kuptoni që e keni? Shenjave në vijim ndoshta nuk i kushtoni rëndësi në rutinën tuaj, por janë sinjale të qarta që tregojnë se ndoshta po përballeni me ADHD.
1. Humbisni gjëra gjatë gjithë kohës.
Eshtë normale që ndonjëherë të humbasim kuletën apo ta harrojmë diku, por jo dhe aq të mos mbajmë mend asnjë vend ku mund të kemi lënë gjërat tona. Vini re nëse ju ndodh në mënyrë konstante të humbisni libra, shënime, telefonin, etj.
2. Në mbledhje të gjata bëheni shpejt nervozë
Të duket sikur nuk mund të qëndrosh asnjë sekondë më shumë i ulur dhe do që mbledhja të përfundojë tani. Ka diçka brenda jush që kërkon lëvizje të menjëhershme.
3. Ke histori të përsëritura me aksidentet rrugore
Impulsiviteti është një nga simptomat kryesore të ADHD-së. Kjo ndikon në punën tuaj, në marrëdhëniet që krijoni dhe gjithashtu në mënyrën sesi drejtoni makinën. Të dhënat tregojnë se ka një lidhje mes të rriturve që vuajnë nga ADHD dhe aksidenteve automobilistike. Kjo sepse përqëndrimi juaj në timon mungon, ashtu si edhe në aktivitete të tjera.
4. Shpërqëndrohesh fare lehtë
Ti mund të kesh për të larë enët apo për të dërguar një email. Nëse gjithmonë harron ta kryesh si punë, apo e lë përgjysmë- është diçka për të cilën duhet të shqetësohesh. Njerëzit me ADHD shpërqëndrohen lehtë dhe i shtyjnë gjithnjë për një moment të dytë gjërat që kanë për të bërë.
5. Nuk fokusohesh dot tek gjërat që po të thotë partneri
Nëse keni probleme (të pashpjegueshme) në mënyrë konstante në lidhjen tuaj, mund t’ja vësh fajin edhe ADHD-së së padiagnostikuar. Partneri e vë re që nuk je në gjendje ta dëgjosh atë që ai thotë, duke të të etiketuar si “përtace”, apo “të parespektueshme” ndaj tij.
6. I ndërpret vazhdimisht të tjerët kur flasin
Dhe nuk e shmang dot pavarësisht përpjekjeve. Fjalët e shumta dhe ndërprerja e bisedës në mes janë dy gjëra që njerëzit me ADHD bëjnë shpesh.
7. Merr përsipër shumë gjëra në të njëjtën kohë.
Hidhi një sy tryezës së zyrës. A nuk ke 55 projekte që do t’i bësh të gjitha në të njëjtën kohë? Ky është një sinjal i këtij çrregullimi e cila vjen si pasojë e hiperaktivitetit të shkaktuar nga ADHD. Ty të duket sikur mund t’i nisësh të gjitha projektet në të njëjtën kohë, por rrallë ndodh t’i përfundosh.
8. Nuk je kurrë në orar
Ti je gjithmonë vonë? Tipike për njerëzit me ADHD. Nëse e gjen veten gjithmonë vonë dhe të paaftë për të menaxhuar si duhet kohën, tregon se mund të kesh ADHD.
9. Shmang detyrat e vështira
Ata që kanë ADHD shmangin detyrat që zgjasin në kohë apo që kërkojnë shumë përpjekje mendore.
10. Bën shumë gabime të vogla
Që vijnë si pasojë e pakujdesisë. Mund të dërgosh email-e ende pa e mbaruar apo të shpëtojnë detaje të vogla, por të rëndësishme gjatë një mbledhjeje.
11. Merr vendime impulsive
Nëse e gjen veten duke mos u menduar për vendime të mëdha, është një shenjë tjetër që tregon se ke ADHD. Ti vepron para se të mendosh për pasojat dhe shpesh herë e vë veten përballë sjelljeve riskoze për shkak të impulsivitetit dhe shpërqëndrimit.
12. Ndonjëherë miqtë të quajnë të papërgjegjshëm, por ti s’ndihesh i tillë
Ti shpesh harron çfarë ata të kanë thënë, apo dukesh i pavëmendshëm nëpër biseda dhe kjo i krijon idenë rrethit shoqëror që ka përballë dikë të papërgjegjshëm apo dikë të cilit s’mund t’i besosh. Nëse je i/e sigurtë që ke ADHD bëja të ditur miqve dhe tregoji për simptomat në mënyrë që raporti juaj të mos ndikohet nga ky çrregullim.
Burimi: Bustle