MENU
klinika

Por kini kujdes!

Snapchat shton opsionin që mezi e keni pritur

23.02.2022 - 14:47

Duke filluar nga sot (23 shkurt), të gjithë përdoruesit e Snapchat që përdorin iOS dhe Android mund të ndryshojnë lirisht emrin e tyre në Snapchat, gjë që më para ishte e pamundur.

Siç mund ta merrni me mend, përditësimi është një nga veçoritë më të shumëpritura në historinë e Snapchat. Nëse e përdorni Snapchat prej kohësh, me siguri username juaj mund të mos ju përshtatet më. Tani mund ta ndryshoni!

Çfarë duhet të bëni për ta ndryshuar username-in tuaj në Snapchat?

Një gjë kryesore që duhet ta keni parasysh përpara se të bëni ndryshimin e emrit është se mund ta ndryshoni username-in vetëm një herë në vit. Kështu që, sigurohuni që ta mendoni mirë përpara se ta ndryshoni.

Për të ndryshuar emrin e përdoruesit të Snapchat, hapni aplikacionin dhe klikoni në Bitmoji në këndin e sipërm majtas. Kjo do të hapë faqen tuaj të profilit, ku më pas mund të shkoni te Cilësimet (Settings) duke klikuar në ikonën e ingranazhit në këndin e sipërm djathtas.

Klikoni te “Username”, që është opsioni i dytë në menu. Një ‘reminder’ do të shfaqet, duke ju njoftuar se mund ta ndryshoni emrin e përdoruesit vetëm një herë në vit. Nëse jeni gati për ndryshimin, klikoni “Continue”, më pas shkruani emrin e përdoruesit që dëshironi. Klikoni “Next” dhe kaq ishte! Emri u ndryshua me sukses!