Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet në Lindje të Evropës, ku tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë arritur kulmin, duke bërë që lufta tashmë të jetë “te dera”.
Përmes një postimi në facebook, avokat Ngjela shkruan se nëse Vladimir Putin nuk do të pushtohet nga frika dhe do të shkojë drejt luftës me Ukraiinën, atëherë ai ose do të vritet, ose do tw arrestohet.
Avokati shton se ky konstatim vjen nga faktet historike të kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, ku fundi i eklitave ushtarake dihet.
Postimi i plotë:
Çdo të ndodhë me Ukrainën. Do ta pushtojë Rusia?
l.
Unë, për një gjë jam i sigurt: Vladimir Putini nuk është evropian; dhe e urren qytetërimin Perëndimor. I tillë ka qenë edhe një Vladimir tjetër në Rusi: Vladimir Iliç.
E pra, Rusisë i erdhi sërish në krye një joevropian.
Kjo kuptohet. Por, po të ishte gjallë Cesare Lambroso, ai do ta kapte nga forma e kafkës pathologjinë kriminele të Vladimir Putinit.
Putini kërkon shkatërrim për të ngopur pathologjinë e tij; por do ta shihni që ai do të karfoset nga frika.
Nuk është Putini i pari tiran antiperëndimor i Rusisë të cilit i ka ndodhur kjo.
Por, nëse Putini nuk do të pushtohet nga frika – ndonëse frika e tij është mundësia më e madhe – ai mund të shkojë drejt luftës.
ll.
Një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse.
Atëherë?
Shumë e qartë: nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrim i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.
Këtë shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, kur është fjala për elitat ushtarake.
Megjithatë, duhet të presim. Por gjasat janë që Putini do të tërhiqet, sepse dihet që, psikologjikisht, fuqia e frikës është më e madhe se forca e pasionit.