MENU
klinika

"Sa më shumë iu afrohet nxehtësia e drejtësisë..."

Subashi e Bllako në SPAK/ Basha nga Rogozhina: Aty ku e meritojnë!

18.02.2022 - 20:26

Kreu i PD, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në Rogozhinë në prezantimin e kandidatit për kryetar bashkie në Rogozhinë, Ferdinand, Saraçi.

Basha nuk i ka ndalur sulmet për aferën e inceneratorëve duke u shprehur se ata qe janë në dyer e SPAK sot janë prova më e mirë që hedh poshtë shpifjet ndaj PD-së.

“Gjithçka është bërë pas shpinës së tij, siç thotë ai? Ka ngjyer gishtin pas shpinës së EDI Ramës? Guxojnë këta pa shpinës së Edi Ramës? Pa diskutim që jo! Prandaj komisioni do vazhdojë punën, pavarësisht se ja ndërprenë një herë. U detyruan në bashkëpunim me partnerët tanë strategjike,  atë kohë që kemi do ta përdorim me efiçençe maksimale. Ndërsa ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK-ut janë prova më e mirë. Tani janë para dyerve të SPAK, shumë shpejt do të jenë aty ku e meritojnë. Janë prova më e mirë që hedh në tokë të gjitha sulmet, të gjitha shigjetat, sulmet, shpifjet qe kane drejtuar ndaj PD, ndaj jush, ndaj meje, ndaj përfaqësuesve tanë, ndaj kryetares së komisionit dhe anëtarëve tanë në komision, ndaj Partisë Demokratike të Shqipërisë që është mburoja e vetme e interesit publik te shqiptareve.Do ti intensifikojnë sulmet. I keni parë kanë filluar. Sa më shumë iu afrohen nxehtësia e drejtësisë, sa më shumë dëgjohen tringëllimat e prangave aq më shumë kanë filluar flasin për brava. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi. Dy ministra i ka prapa hekurave tek 313. Të tjerë è kanë radhën. Se ky është edhe nga ata që i bën kurban me idenë se shpëton vetë. Po nga è vërteta nuk shpëton dot, mund ta vonosh, mund ta shtrembërosh edhe me ndihmën e patericave që kanë vënë hallet e tyre e personale mbi interesin e shqiptarëve, mbi interesin e demokratëve por nuk e vonon dot, aq sa nuk e vonon dot të vërtetën aq nuk i ndal dot as demokratët, as PD në misionin që kemi marrë përpara shqiptarëve! Është i thjeshtë, është njerëzor që u shërben njerëzve. Për këtë kemi lindur ne si forcë politike. Kemi bërë gabime, jo pak. jemi në një periudhë të reflektimit të dhimbshëm. Gjërat duhet ti themi ashtu siç janë, mos të fshehim asgjë. Por ama ja ku jemi sot, të mbledhur në një sallë nga një vullnet i përbashkët për ti treguar anembanë Shqipërisë, anembanë Rrogozhinës se asgjë nuk na ndal. Se edhe atëherë kur kujtoi se të gjithë bashkë, që një grusht bëhen, mund të na e uli kokën, vetëm më të fortë jemi, vetëm më të vendosur jemi. Pse? Sepse ne e dimë që përfaqësojmë shumicën dërrmuese të heshtur, kokulur, të shtypur, të vjedhur, të shqiptarëve dhe jemi të vendosur ti dalim atyre, zot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Dhashë deklarime për inceneratorin e Fierit”

Subashi flet pas daljes nga SPAK: Mos pyesni se s’do merrni asgjë