MENU
klinika

Ish-prokurori tregon të gjitha mundësitë

Tahiri do të marrë statusin e të penduarit?

13.02.2022 - 11:02

Pas katër vitesh ecejake nëpër dyert e gjykatave, për Saimir Tahirin ka tashmë një vendim final. Ai është dënuar nga GKKKO me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e “Shpërdorim detyre”.

Tahiri është dënuar për shpërdorim detyre. Ish-ministri i brendshëm i ka shpëtuar kështu akuzave për “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Megjithatë në argumentimet e vendimit që Apeli i GJKKO-së, theksohet se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilajn dhe Artan Habilajn dhe se këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të Policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës në vendin tonë.

Ish-prokurori Rugen Beci e komenton kështu vendimin e gjykatës ndaj ministrit Tahiri.

“Referuar nenit 248, Gjykata është mjaftuar me ato që kanë konstatuar gjatë hetimit dhe gjykimit të çështje duke mbledhur provat e nevojshme dhe ka mbetur vetëm tek shpërdorimi i detyrës që ka lidhje me përfitime e pa drejta duke mos shkuar më tej”.

“Përveç faktit që ka një ndryshim të akuza, nuk ka dështim të prokurorisë është çështje provueshmërie dhe bindje. Mund të themi që prokuroria nuk e bindi dot gjykatën për akuzat që ka ngritur. Po të lexosh të plotë vendimi e gjykatës kuptojmë që kemi një fije të hollë që e ndan shpërdorimin e detyrës me akuzat që ngriti prokuroria. Duke referuar edhe argumentime që ka dhënë gjykata është një kufi shpesh here i pa dukshëm që të kontrollojë dhe të paraqesin veprimtarinë e pa ligjshme të shpërdorimi të detyrës me mos verime apo veprimet aktive. Mbase gjykata këtu ka konstatuar vetëm mos veprime, por duke e bërë argumentimin e këtyre mos veprimeve, shpesh here të duket sikur argumentet flasin për një grup të strukturuar, flasin për një bashkëpunimin trafikim të lëndëve narkotike, por gjykata është mjaftuar vetëm me aq”.

Sidoqoftë, Tahiri është tashmë në burg. Teorikisht ai ka mundësi të flasë për çfarë di por çfarë e pengon një rrëfim të mundshëm të ish-ministrit Brenda hekurave të burgut. Sa e mundur është që Tahiri të marrë statusin e të penduarit?

“Përsa i përket faktit që a ka ministri i brendshëm më për të folur duhet të flasim vetëm me procedurë penale. Në rast se ky njeri ka ndërmend dhe ka rezerva për të thënë diçka me tepër ka të gjithë instrumentat e duhur ligjorë për të bërë diçka të tillë, që përfshihen në atë që quhet i penduar. Ai ka kohë të jetë i penduare deri në fund të ekzekutimit të dënimit. Në rast se ka diçka për të thënë duhet të dënohet”

Gazetari Artan Hoxha e konsideron vendimin për burgosjen e ish-ministrit të brendshëm, si trofeun e vetëm të reformës në drejtësi. Ndërsa perceptimi për shumë të tjerë është se Saimir Tahiri u bë kurban për qeverinë.

Refuzon të quhet kurban por njeri i lirë edhe brenda hekurave. Beson se e vërteta e tij është një tjetër jo ajo që tha drejtësia.

Por a do flasë Saimir Tahiri për të treguar jo vetëm të vërtetën e tij lidhur me akuzat për kanabizimin e Shqipërisë?

“Vepra penale e shpërdorimi të detyrës , kërkon nga prokuroria që akuzon apo gjykata që dënon, të përcaktohen saktë se cilat janë ato momente kur zyrtari apo funksionari ka shpërdoruar detyrën. Në rastin konkret ne nuk e dim se si do shprehet gjykata në arsyetimin e plotë të saj. Deri tani konstatojmë që nuk është përcaktuar saktë se cilët elementë, të shpërdorimit ka prekur gjykata konkretisht duke konstatuar figurën e veprës penale. Duhet që zyrtari të këtë të qarta detyrat që ai ka dhe të jenë të qartë shkeljet që ai ka bërë karshi këtyre detyrave”.

“Në rastin objekt gjykimi Kemi të bëjmë me një parim të jurisprudencës, ku gjykata gjykon ato akuza që ka paraqitur prokuroria. Dhe Gjykata nuk mund të marrë rolin e një akuzatori. Gjykata konstaton që prokuroria ka çuar këta dy persona dhe nuk mund të bëjmë aludime sa mund të shtrihet kjo lloj akuze.”

A ka diçka për të thënë Saimir Tahiri për të vërtetën e elitës së korruptuar; për të vërtetën e votës së vjedhur, shitur e blerë; për të vërtetën e Shqipërisë si një ndër vendet më të korruptuara në botë e ku zyrtarët e dënuar numërohen me gishtat e dorës. Do të shohim në vazhdimësi a është i penduar Saimir Tahiri për fjalët që tha e nuk tha përgjatë 5 viteve që ishte nën hetim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dënohet vetëm për shpërdorim detyre

Gjykata merr vendimin. Dënohet Saimir Tahiri!