MENU
klinika

Marksi dhe kapitalizmi...

Të pasur e ju… të varfër: Ju thashë, se kisha të drejtë!

13.02.2022 - 12:50

          Berlini, hedh dritë sërish mbi një prej mendimtarëve më të mëdhenj të shekullit të 19-të. Karl Marksi, filozofi gjerman, mbetet aktual edhe në ditët e sotme.

Titulluar “Karl Marksi dhe Kapitalizmi”, kjo ekspoze është çelur pranë Muzeut Historik në Gjermani, më 10 shkurt 2022, deri më 21 gusht. Rikthehen me këtë rast në vëmendje, disa prej detajeve më interesante të jetës dhe karrierës së tij si mendimtar ekonomik, social e politik.

Marksi u martua me një partnere të barabartë

Pa të, puna e tij nuk do të ishte e mundur. Jenny Marks (1814-1881), e lindur si Johanna Bertha Julie Jenny von Westphalen, ishte jo vetëm gazetare, por edhe lexuesja e parë kritike e veprave të Marksit. Ajo diskutoi me të, si dhe me publicistin dhe filozofin Friedrich Engels dhe bashkëpunoi në “Manifestin e Partisë Komuniste”. Në versionin e vetëm në dorëshkrim të ”Manifestit”, ajo shkroi rreshtat e parë.

Si gazetare, ajo përpiloi artikuj për Revolucionin e Marsit në Gjermani dhe kritika ndaj Eilliam Shakespeare-it, për gazetën e njohur “Frankfurter Zeitung”. Për më tepër, ajo negocioi me botuesit dhe fliste disa gjuhë të huaja – më mirë se burri i saj. Kjo ishte një anë pozitive, pasi familjes Marks iu desh të jetonte në mërgim, për pjesën më të madhe të jetës. Friedrich Engels e quajti atë dhe bashkëshortin e saj “njerëz shumë të talentuar”. Pas vdekjes së Jenny-t, Marksi u shpreh se, do t’i mungonin “këshillat e  guximshme dhe të mençura”.

 8-orarëshi i punës, bërë realitet

Më 1886, Karl Marksi dhe Friedrich Engels ndikuan që 8-orarëshi i punës të bëhej një kërkesë zyrtare e Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Që në fillim të viteve 1810, uellsiani Robert Owen në Britani, gjoja shpiku slloganin “Tetë orë punë, tetë orë kohë të lirë dhe tetë orë gjumë”.

Megjithatë, 8-orarëshi për punonjësit me kohë të plotë, në Mbretërinë e Bashkuar nuk u përcaktua kurrë me ligj. Në Kanada, ligji u prezantua në vitin 1899, në Francë më 1919 dhe në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1938. Po ashtu, 8 orë pune u praktikua edhe në Gjermani, për herë të parë në vitin 1918. Megjithatë, ligji është relaksuar që atëherë. Ndërkohë, në disa vende evropiane po provohet modeli 6-orarësh.

Marksi është ikona e lëvizjes moderne “Occupy Wall Street”

Më 17 shtator 2011, protestuesit ndërmorën një aksion në ”Liberty Plaza Park”, në distriktin bankar të Nju Jorkut, me moton “Occupy Wall Street”. Ata protestuan kundër sistemit ekonomik, ku disa po pasurohen dhe shumica dërrmuese po varfërohen, duke kërkuar që politika të kontrollonte sektorin bankar dhe atë financiar. Lëvizja u përhap shumë shpejt, në të gjithë planetin. Me portretin e Marksit dhe sloganin domethënës “A të thashë, se kisha të drejtë”, e bënë atë ikonën e epokës moderne.

Veçanërisht që nga kriza bankare e shekullit të 21-të, shkrimet e Marksit kanë marrë vëmendjen mbarëbotërore. Ai konsiderohet ende si kritiku më i rëndësishëm i kapitalizmit. Trashëgimia e tij është ambivalente. Ekonomisti Karl Marks është përvetësuar vazhdimisht nga diktaturat socialiste, për të justifikuar shtetet e padrejta. I diskutueshëm është edhe qëndrimi i tij ndaj bashkëqytetarëve. Vepra e tij “Për çështjen hebraike” (botuar për herë të parë, në vitin 1844) u përdor për propagandë antisemite. Për shembull, nga Partia Komuniste e viteve 1920, në Gjermani.

Marksi bëri kërkime në nivelin më të lartë dhe mbetet burim frymëzimi 

Shumë ekonomistë në mbarë botën, ende i referohen veprave të Karl Marksit. Për shembull, ekonomisti francez Thomas Pickett, botoi librin “Kapitali në shekullin 21” më 2013, duke iu referuar drejtpërdrejt studimit të gjerë të Marksit, “Kapitali” (1867).

Duke u mbështetur në analizën e Marksit, për Pickett-in arrihet në përfundimin se, prej mesit të shekullit të 20-të, pak njerëz në vendet industriale kanë pasur gjithnjë e më shumë pasuri. Kjo rritje e pabarazisë është e natyrshme në kapitalizëm, –  thotë Pickett, – duke theksuar se rrezikon demokracinë. Libri i tij ka ndezur debate në mbarë botën, mbi të ardhmen e kapitalizmit.

Botimi i parë i “Kapitalit” nga trashëgimia e Marksit, me shënimet me dorë, është pjesë e programit ndërkombëtar nga UNESCO: “Kujtesa e botës”, kjo që nga viti 2013. UNESCO ka reaguar ndaj propozimit të përbashkët të qeverive hollandeze dhe gjermane.

Ai ishte gjithashtu i njohur, për shkrimin e palexueshëm.

Karl Marx, the founder of Communism, and author of Das Kapital, and, along with coauthor Fredrich Engels, The Communist Manifesto.

Marksi ishte qytetar i botës

Marksi ndikoi në debatet politike në shumë vende, si: Francë, Britani e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Indi apo Rusi. Madje, ai ka jetuar në disa prej tyre. Por u dëbua disa herë, për shkak të trazirave në vend. Pionieri i “revolucionit proletar” e kaloi pothuajse të gjithë jetën, në mërgim. Pas martesës me Jenny-n, ai shkoi në Paris. Atje ai filloi bashkëpunimi me Friedrich Engels, atëherë djali i një prodhuesi të pasur.

Kur qeveria prusiane kërkoi dëbimin e tij, Jenny dhe Karl Marksi shkuan në Bruksel, të ndjekur nga Friedrich Engels. Atje filluan të punonin për dokumentin e programit nga i cili, rezultoi në fakt, “Manifesti komunist”, që mbyllet me parullën e famshme: “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!”

Por më pas, familja Marks u dëbua nga Belgjika dhe më në fund, në vitin 1849 gjetën strehim në Londër. Jenny dhe Karl Marksi jetuan në Londër, deri në fund të jetës. Jenny u nda ng jeta më 2 dhjetor 1881, ndërsa Karl Marksi, më 14 mars 1883.

Thuajse 200 vjet pas vdekjes, veprat e Marksit shiten më shumë sesa më parë…

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit