MENU
klinika

Po tani kush është e dashura e famshme...

The Weeknd në një romancë të re?!

23.02.2022 - 14:32

Së fundmi po qarkullojnë thashetheme se mes The Weeknd dhe Simi Khadra ka diçka më tepër.

The Weeknd po festonte ditëlindjen e tij të 32-të në Las Vegas të shtunën mbrëma, kur u pa duke puthur Simi Khadra.

Khadra postoi udhëtimin e ditëlindjes në ‘Instastory’, duke ndarë momente nga festa.

Ndërsa dyshja u raportua më parë se ishin thjesht miq, një burim për ET tha se 28-vjeçarja Khadra, e cila ishte shoqe e ish-bashkëshortes së The Weeknd, Bella Hadid, janë “takuar me njëri-tjetrin”.

The Weeknd dhe Simi janë parë dhe janë argëtuar së bashku. Ata po hiqeshin shumë si një çift këtë fundjavë në ditëlindjen e tij në Vegas,” tha burimi. “Është e lehtë pasi ata njihen prej kohësh. Simi është mbështetës i The Weeknd dhe ata kanë një flirtim dhe kimi natyrale.

Thashethemet se mes tyre ka diçka më tepër se thjesht shoqëri, ka nisur në janar kur Khadra dhe motra e saj binjake u panë në festën e publikimit të albumit “Dawn FM” të këngëtarit “Blinding Lights.

Ata janë parë gjithashtu u panë duke dalë nga hoteli Sunset Set Tower për të shkuar në një darkë në Los Angeles.

Në të kaluarën, The Weeknd ka qenë në një lidhje me Bella Hadid dhe Selena Gomez.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Vlerësohem vetëm për pamjen"

Përse Selena Gomez është ende vetëm?

Kapet mat me këngëtarin e famshëm

Angelina Jolie shton dyshimet për një lidhje të re