MENU
klinika

Ku tani nuk do të duhet të kufizoheni më…

Twitter vjen me një tjetër risi

07.02.2022 - 14:16

Tipas disa dokumentave të fundit, tregohet se Twitter po përgatit një opsioni të ri, që do t’iu mundësojë përdoruesve të kësaj platforme të postojnë tekste më të gjata se 280 karaktere që ishte më parë. Postimet me përmbajtje të shkurtër është karakteristikë e Twitterit, e kjo është arritur falë kufizimit të numrit të karaktereve në postim në këtë platformë të njohur.

Megjithatë kohë pas kohe përdoruesve u krijohet përshtypja që një format i tillë po i kufizon të përpilojnë një përmbajtje me format më të gjatë. Twitter nuk ka tentuar më parë që ta marrë seriozisht këtë problem, por duket se kompania së shpejti do të mund të ofrojë një zgjidhje më të mirë, publikimin e postimeve me format më të gjatë. Mediat e huaja raportojnë se Twitter është duke punuar në një funksion të ri, që do të quhet ‘Twitter Articles’.

Nuk dihet aq shumë për këtë funksion, por duket se përdoruesit do të kenë mundësi të shkruajnë një artikull të plotë në platformë dhe nuk do të kenë arsye të shqetësohen më për kufizimin prej 280 karakteresh. Opsioni i ri ‘Twitter Articles’ do të mund të kishte seksionin e vet, siç e kanë Spaces dhe Explore tab, por tani është akoma herët të flitet për funksionalitetin e tij. Mbetet të shihet nëse ‘Twitter Articles’ do të ketë limit sa i përket numrit të karaktereve.

Së fundmi, edhe Facebook ka ardhur me një tjetër risi. Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg ka paralajmëruar përdoruesit e Messenger që të mos përdorin opsionin ‘screenshot’ në biseda sepse miqtë e tyre do të njoftohen. Facebook ka lajmëruar se do të ketë një sërë përditësimesh pas aktivizimit të bisedave të koduara në Messenger, njësoj si në WhatsApp.