MENU
klinika

Mamaja meteorologe bëhet virale

VIDEO / Prezanton motin me foshnjën e saj në krahë

04.02.2022 - 15:02

Një meteorologe e medias prestigjioze CBS po bëhet virale për një moment mjaft të ëmbël gjatë transmetimit. Foshnja 13-javëshe e Rebecca Schuld u shfaq në krah të nënës së saj gjatë parashikimit të motit javën e kaluar.

Teksa po parashikonte për një mot të ftohtë me temperatura të ulëta nën zero gradë, Schuld e dinte se foshnja e saj do të sillej në mënyrë perfekte gjatë transmetimit.

“Mendova se ajo mund të më ndihmonte me motin sonte”, tha ajo teksa shtoi: Ajo është mjaft indiferente për parashikimin e motit.


Meteorologia dhe një nga kolegët e saj, Justin Thompson-Gee, i sollën fëmijët e tyre sërish në transmetim të mërkurën për të diskutuar mbi prindërimin gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Ne po hedhim dritë mbi atë se si duket në të vërtetë jeta reale, duke u përpjekur t’i bëjmë të gjitha dhe sesi Covid ka ndryshuar mënyrën se si ne kryejmë punën”, tha Schuld.