MENU
klinika

“Edhe vendet e vogla mund të bëjnë ndryshimin”

Xhaçka në SHBA për Këshillin e Sigurisë: Vetëm nuk mund të arrijmë asgjë

15.02.2022 - 13:16

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka e cilëson ngjarje historike nisjen e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB.

Nga SHBA-ja, ajo deklaroi se edhe vendet e vogla mund të bëjnë një ndryshim në çështjet e mëdha.

Sipas Xhaçkës, nëse duam të kemi impakt në çështje të mëdha, duhet që të bashkëpunojmë me vendet e tjera.

“Shqipëria ka mundësinë për t’u ulur në Këshillin e Sigurisë në OKB. Ndërsa diskutonim mijëra detaje që mban ky mandate. Kjo është një përgjegjësi e madhe, privilegj I madh,. Na tregon se sa larg kemi shkuar. Unë dhe familja ime jetonim në Masachusetts 25 vite më parë. Askush nuk e njihte vendin tonë. Ndihesha në siklet kur më pyesnin nga je. Shqipëria ishte në një krizë të madhe. Kjo nuk është vetëm përvoja ime, por bashkëquytetarëve të mi që lanë rrënojat e asaj kohe. Ne kemi kaluar, tiraninë, varfërinë, kemi parë shkatërrime dhe luftë. Por ka ndryshuar shumë që prej asaj kohe. Jemi gati të hapim negociatat me BE-në. Shumica e qeverisë është e përbërë nga gratë. Të qenit në Këshillin e Sigurisë është një ngjarje historike për vendin tonë. Është kjo përvoja e këtij procesi shndërrimi. Ne mund të jemi të ndryshëm, por kur bëhet fjalë për parimet, madhësia nuk ka rëndësi. Ne vijmë në Këshill me optimizmin se dhe vendet e vogla mund të bëjnë një ndryshim. Në këto përpjekje, nuk mund të arrijmë asgjë vetëm. Nëse duam të bëjmë një impakt në këto çështje, ne duhet të bashkëpunojmë. Jemi befasuar se sa shumë vende na janë afruar dhe kanë kërkuar bashkëpunimin me ne” – tha Xhaçka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN