MENU
klinika

''Lajthitje politike''

Zbuloni dhe fitoni… mbi diktatorin brenda jush!

22.02.2022 - 23:23

           Libri na kujton se çdo veprim i përditshëm, edhe ai më i pafajshmi, përmban një natyrë despotike, porse nuk e vërejmë aspak: e vetmja mënyrë për t’u fokusuar në të është ironia, por jo gjithmonë e duhura./Konica.al

Kohë pas publikimit të parë të ”Vrite luanin”, të grish kureshtia kur vëren sesi kiliani Jorge Ibargüengoitia, “mbivendos” portretin e Marshall Belaunzaranos në fotot institucionale të disa demokracive perëndimore.

Fatkeqësisht, jo në pak raste, ato përkojnë. Në ditë të tilla, kur debati dominohet nga kriza Ukrahinë-Rusi, në mendje na përplasen portrete, histori personale dhe trashëgimi sociale të diktatorëve të caktuar. Mbi të gjitha, sepse, ndryshe nga disa dekada më parë, harta e kësaj “lajthitjeje politike” po zhvendoset në mënyrë kërcënuese drejt Evropës: Federata Ruse, Bjellorusia dhe Turqia, na kujtojnë se gjithnjë e më shumë oligarki të maskuara si demokraci, po trokasin në dyert e demokracisë më të vjetër Tokë dhe në rastet kur nuk i gjejnë dyert hapur, kanë tendencë të “shqyejnë” bravat.

Diktatura nuk i nënshtrohet më imazhit nostalgjik të Amerikës Latine, në formatin disi narrativ të “Shtëpia e shpirtrave”, përkundrazi po kalon një evolucion, duke filluar nga romanet venezueliane, që po korrin sukses në atdhe, nga ato peruane, kolumbiane e braziliane, që duket se kanë identifikuar, pikërisht në arsyet historike të diktaturës, një interpretim të ri, një çelës të ri leximi, për të provuar së fundmi të kuptojmë më mirë një popull të jashtëzakonshëm, por edhe shumë të nënshtruar dhe të ngadaltë.

Për habi, libri i botuar në vitin 1969, kontribuon në këtë lexim të ri: “Vrite luanin” i Jorge Ibargüengitias, shkrimtari meksikan që vdiq në vitin 1983, vetëm 55-vjeç. Sikurse romanet “Dy krime”, “Të vdekurat”, edhe “Vrisni luanin” është një vepër ironike, e mprehtë, në njëfarë mënyre cinike dhe qesëndisëse. Nëse ka nga ata që presin zjarrin e zakonshëm narrativ të Amerikës së Jugut, të mbështetur nga shëmbëlltyra të jetës që në asnjë vend tjetër të botës nuk do të kishin kuptim si atje, ndoshta do të zhgënjehen. Në të vërtetë, merita e Ibargüengitias qëndron brenda kësaj surprize. “Vrisni luanin” nuk është vetëm një libër therës dhe i stërpikur nga ironia më e rafinuar, por është para së gjithash një katarsis i sjelljeve dhe i abuzimeve tona të vogla, një mënyrë për të parë brenda diktaturës që ne imponojmë çdo ditë në familje, në zyrë, në marrëdhëniet tona, ndonjëherë në fjalët tona./Konica.al

Ibargüengoitia na kujton se edhe veprimet e përditshme, edhe ato më të pafajshmet, përmbajnë një matricë despotike, madje ne vetë as që e vërejmë. E vetmja mënyrë për t’u fokusuar në të është ironia. “Ky vend ka nevojë për përparim. Duhet stabilitet, për të përparuar. Ne mund të arrijmë stabilitet, nëse ju mbani pronën tuaj dhe unë mbaj presidencën. Të gjithë së bashku, të gjithë të lumtur dhe o burra përpara”.

Romani i botuar në vitin 1969, ruan shenjat e “stinës së censurës dhe terrorit”, që Amerika Latine po përgatitej të jetonte. Gjithsesi, të shkruarit, ekuilibri i emocioneve dhe një ironi befasuese e bëjnë këtë vepër një roman të shquar, edhe pse jo shumë brilant, shumë i bukur, edhe pse jo i jashtëzakonshëm. Arepa, ishull imagjinar në Karaibe, qeveriset prej katër mandatesh nga Marshall Belaunzarani, i cili po përgatitet të ndryshojë rregullat e lojës (Kushtetutën e shpallur prej vetë atij) për të “bërë edhe një tjetër raund”.

Është viti 1926, megjithatë despotizmi me të cilin ndodh gjithçka është kaq aktual, sa të kujton atë të disa presidentëve evropianë që kanë bërë gjithçka  për t’u rizgjedhur, apo atë të disa diktatorëve që në kufijtë e Evropës kanë imponuar presidencën e tyre, duke modifikuar ligjet dhe rregulloret sipas dëshirës.

Sa ndryshe jemi ne nga latinoamerikanët? Sa të ngjashme janë disa gjoja demokraci me disa diktatura? Vite pas publikimit të parë vërehet me interes, sesi Jorge Ibargüengoitia “mbivendosi” portretin e Marshall Belaunzaranit në fotot institucionale të disa demokracive perëndimore. Për çudi, në shumë raste, ato përkojnë./Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kur Stalini telefonoi Pastërnakun...

”Le Monde” analizon veprën e Ismail Kadaresë