MENU
klinika

Emri i kandidatit për zgjedhjet e 6 marsit

PS nuk ka më dilema për Lushnjen

02.02.2022 - 10:31

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Fierit Taulant Balla ka konfirmuar Eriselda Sefën si kandidate për kryetare bashkie të socialistëve në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Sot në orën 16.00, në Pallatin e Kulturës që mban emrin e një lushnjareje të madhe – Vaçe Zela, ne startojmë fushatën tonë për t’i kërkuar popullit të mrekullueshëm dhe punëtor të Lushnjes votëbesimin për Eriselda Stefa“, shkruan Balla në rrjetet sociale.
Kujtojmë që PS prezantoi javën e kaluar kandidatët për 5 bashkitë e tjera ku do të zhvillohen zgjedhjet.

STATUSI I BALLËS
Mirëmëngjes
Erdhi e mirëpritur kjo fushatë e pjesshme zgjedhore në Lushnje. Them e mirëpritur sepse duhej miratimi i domosdoshëm i popullit të kësaj bashkie për ekipin që duhet të zbatojë shumë projekte dhe punë të mëdha në këtë bashki. Me Eriselda Sefa vetëm në pak javë startoi një qasje e re në administrimin e bashkisë. Eksperienca e saj prej 16 vitesh në qeverisjen vendore me fokus tek projektet me donatorët e huaj, e dhanë menjeherë efektin pozitiv, megjithë kohën e shkurtër. Eriselda ka nevojë për votëbesimin masiv të lushnjarëve për të vazhduar punët e nisura, për të hapur kantiere të reja punësh publike dhe infrastrukturës bujqësore sëbashku me ekipin e saj. Unë kam nderin të drejtoj Partinë Socialiste në Lushnje në këtë fushatë të parë timen aty dhe e di shumë mirë se çfarë duhet të ndryshojmë dhe bëjmë më mirë që lushnjarët të na japin miratimin e tyre. Mbështetja e Kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë për punët e mëdha që kemi filluar dhe që do të fillojmë është në fakt çelësi dhe garancia e angazhimit tonë për të kërkuar votëbesimin dhe mbajtur fjalën e dhënë.
Sot në orën 16.00, në Pallatin e Kulturës që mban emrin e një lushnjareje të madhe – Vaçe Zela, ne startojmë fushatën tonë për t’i kërkuar popullit të mrekullueshëm dhe punëtor të Lushnjes votëbesimin për Eriselda Sefa
Faleminderit!