MENU
klinika

Ish-kryeministri 'zuri' vendin e Bashës në sallë

A duhet të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit? Përgjigjet Berisha!

25.03.2022 - 22:13

Mbledhja u zhvilluar në sallën ku deri para pak kohësh zhvillonte takimet ish-kryetari Lulzim Basha.

Në fotot shihet se mbledhjen e drejton ish-kryeministri Sali Berisha, i cili qëndroi në të njëjtën karrige ku më parë qëndronte Lulzim Basha.

Pas përfundimit të mbledhjes, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të shkurtër për mediat.

Berisha siguroi që dyert e blinduara do të hiqen dhe gjithçka në selinë e PD-së do t’i kthehet normaliteti. Sipas tij sot janë diskutuar vendimmarrje të reja që lidhen me organizimin e strukturave të PD.

I pyetur nëse mund të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit, Berisha u përgjigj shkurt: Dua të shoh përpara.

Komunikimi i Berishes me gazetaret

Pyetje: A do te hiqen dyert e blinduara?

Berisha: Pa diskutim, do normalizohet cdo gjë. Vendimmarrje të reja, është një proces që po ecën mirë. Edhe sot janë marrë vendime për organizimin që kanë të bëjnë me strukturat e PD-së.

Pyetje: A duhet të ishin shmangur ngjarjet e 8 janarit?

Berisha: Unë dua të shoh përpara.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN