MENU
klinika

Ambasadori gjerman nga Shkodra: Ka pasur indikatorë...

A ka pasur sinjalizime për shit-blerje të votave?

06.03.2022 - 13:55

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ka thënë sot nga Shkodra se për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit që mbahen këtë të dielë ka pasur indikatorë për keqpërdorim të administratës shtetërore.

Ambasadori tha se nuk ka pasur deri tani raste denoncimi per shitje apo blerje vote.

Pyetje: Ka pasur ka sinjalizime ambasadori sa i takon dyshimeve për shit-blerje të votës?

Ambasadori: Pas zgjedhjeve të vitit të shkuar ka pasur dhe në raportet e OSBE ka pasur kritika rreth rasteve të caktuara për shit blerje vote u raportuan u referuan nga unë e kolëgët e mi e për të cialt kam kontaktuar me autoritetet përkatëse me lutjen që këto raste të ndieqn në rrugën e duhur ligjore, për të cilat kam mbajtur e kontakt të vazhdueshëm me autorietetet përkatëse por për të cilat nuk doja të komentoja tani. Për zgjedhjet aktuale nuk kam pasur sinjalizime.

Dua t’i rerefohem asaj që ka thënë Ilirjan Celibashi para dy ditësh që theksoi se pranë autorietit të tij s’ka mbërritur asnjë deoncim per ndonje rast eventual të shit-blerejs se votes, ka pasur pak indikatorë lidhur me keqpërdorimin e resurseve shtetërore.

Pyetje: Cili është qëndrimi i Gjermanisë në raport me shpalljen non grata nga SHBA te zyrtareve shqiptare? Kujtojme qe ambasadorja Yuri Kim i ka bërë thirrje qytetareve të mos votojnë ata kandidate që mbështeten nga non grata?

Ambasadori: Më lejoni që mos komentoj se kush voton për kë është cështje e elektroratit shqiptar jo e imja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


18 kandidatët në garë për të marrë drejtimin e 6 bashkive

Sot mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale