MENU
klinika

Doli me makinën e punës nga rruga

Aksident i rëndë në Ballsh, humb jetën një person

08.03.2022 - 11:56

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Ballsh në vendin e quajtur Drenov.

Një automjet pune ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën një person i identifikuar si G.Q.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen ekspertizën për të zbuluar shkaqet e aksidentit.