Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico ka treguar sfidat më të cilat janë përballuar në dy vite pandemi. Në një aktivitet të zhvilluar nga Universiteti “Luarasi”, Fico u shpreh se gjatë kësaj periudhë të gjithë mjekët u vendosën përbllë padijes.
Por tani që nuk flitet më për pandemi, Fico u shpreh se problemi kryesore është sindemia, pasojat që qytetarët po hasin pas pandemisë.
“Ky takim vjen pas dy vitesh të një situatë që bota nuk e kishte përjetuar më parë, shpalljen e pandemisë që ishte një krizë e jashtë zakonshme e shëndetit publik.
Në u vendosëm përballë një shkaktari të panjohur dhe sfida më e madhe ishte padija.
Covid 19 bëri për vende të ndryshme, eksperienca të ndryshme. Sot kemi një eksperiencë shqiptarë për përballimin e covidit. U vendosëm përballë padijes, mënyrës së jetesës, humbjes njerëzore.
Me këtë besim vij këtu, sepse rrugëtimi nga njohja e sars tek vaksinat duket se do ta vënë përfund fazën akute të kësaj flame
Ne trajnohemi për të ditën kur do të jemi të vetmit mes vdekjes dhe pacientit.
Në po përballemi me rastet e atyre që nuk shkuan tek mjeku. Sot komuniteti shkencor nuk flet më për pandemi, por për sindemi. Sot kemi përfundimin e pandemisë dhe vijimësinë me sëmundje kronike që nga kjo periudhë intensive kanë nevojë të adresohen.
Ne sot në spitale shohim raste më të rënda të sëmurëve kronike, të rinj që po përjetojnë problematike të post covidit. Mosha 50-55 vjeç, burra që bëjnë miokardite. Në këtë histori do të na duhet të jemi në vijën e parë për të adresuar këtë sindemi botërore. Falënderoj universitetin Luarasi për këtë iniciative domethënëse. Ne do na duhet të vijojmë me post kovidin”, u shpreh Fico.