MENU
klinika

“Topi në dorën e Rithemelimit”

Alibeaj: Demokratët duhet të bashkohen

22.03.2022 - 14:07

Kryetari i Komanduar në PD, Enkelejd Alibeaj, në një dalje për media bëri thirrje se demokratët duhet të bashkohen.

Alibeaj u vetë ofruar dhe tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve.

Megjithatë Alibeaj, nuk pranojë të diskutojë kushtin e PD për “Rithemlimin” për të frenuar ambicien e Sali Berishës për të qenë në drejtim të PD-së. Ky është kushti i PD për “Rithemelimin”.

“Dita e sotme kujton për këdo që 30 vite më parë votuan të bashkuar duke zgjedhur lirinë. Bashkimi tek vlerat është çelësi për ata që vuajnë sot peshën e diktaturës. Respekti ndaj njëri tjetrit bashkimi ndaj regjimit që është instaluar në Shqipëri. Besoj që është thirrja sot më shumë se kurrë. Kësaj do duhet të shpresojmë t’i shërbejmë.”

“Bashkimi është ndër demokratë. Bëhet fjalë për ata që s’kanë përfituar dhe kanë sakrifikuar. Do kemi kohë se sot është një ditë feste. Do kemi kohë për procedurat.

“E rëndësishme është sensi i mirë që buron nga ato vlera. Të bëhemi bashkë pikërisht për këtë.”

“Deklarata e djeshme ishte e diskutuar. Do diskutohet prej kohësh, besoj se ishte ajo që përfshinte të gjitha kërkesat. Do veprohet sipas procedurave. Nuk do jetë e fundit do kemi diskutim.” tha Alibeaj.

Sot Rithemelimi do organizojë një mbledhje në orën 18:00, bashkë me Sali Berishën, për të dalë me një qëndrim zyrtarë për kërkesën e PD-së.