MENU
klinika

Autokolona ruse 64 km e gjatë i afrohet Kievit,

Analiza: ‘Bota po shikon’ tmerrin në kryeqytetin ukrainas

04.03.2022 - 13:47

Ndonëse sot përkon me ditën e parë të marsit, Ukraina është përfshirë nga një mot i ftohtë, me erë dhe borë, ndërkohë që është në ditën e 6 të pushtimit të saj nga forcat ruse.

Imazhet satelitore përcjellin, me qartësi të madhe, ritmin e përparimit të Rusisë drejt Kievit. Një kolonë e blinduar, rreth 40 milje (64 km) e gjatë, e mbushur me tanke dhe trupa, ‘gjarpëron’ duke ecur ngadalë përpara. Është vetëm 17 milje larg.

Dhe kjo i jep një kuptim krejtësisht të ri dhe të frikshëm shprehjes “bota po shikon”. Të gjithë mund t’i shohin këto imazhe satelitore, por janë vetëm forcat, ushtarët dhe civilët ukrainas, që mund të ndalojnë përparimin e saj. Ushtritë perëndimore vazhdojnë të dërgojnë armë dhe municione, dhe pandërprerë fjalësh të forta, por në terren Ukraina është e vetme.

“Ne do ta djegim autokolonën,” zotohet një gazetar ukrainas kur e takoj në një strehë në bodrum. Është kjo vendosmëri dhe patriotizmi i zjarrtë, që ka ndezur rezistencën e papritur të fortë të Ukrainës ndaj avancimit të ushtrisë së fuqishme ruse.

Kjo është një histori e një rrethimi grumbullimi, taktika mesjetare e përdorur me efekte shkatërruese herë pas here në Siri për të lënë në uri një qytet në nënshtrim. Mosbesimi i gjashtë ditëve më parë kthehet në sfidë dhe frikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Putin: Ukrainasit, gangsterë ekstremistë. Zelensky: Ulu bisedo me mua!

Momentet pikante nga fjalimet e dy presidentëve