MENU
klinika

Dorëzimi i mandatit nga deputeti Bllako

Anulohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

30.03.2022 - 18:13

Pak minuta pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga deputeti i PS Alqi Bllako anulohet dhe mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

“Në mbështetje të Urdhrit nr. 24, datë 30.03.2022, të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla ‘Për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin’, mbledhja e Këshillit nuk do të zhvillohet”, njofton Kuvendi.

Deputeti Alqi Bllako ka depozituar në Kuvend deklaratën për heqjen dore nga mandati i deputetit me vullnet të dhe për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Lefter Koka, Sekretar i Përgjithshëm te Meta

Kush është Alqi Bllako, që SPAK kërkon arrestimin e tij

"Përgjegjësi individuale, PS është lokomotivë"

SPAK kërkon arrestimin e Alqi Bllakos, reagon ministri Manja