MENU
klinika

Ukrainasit edhe në qytetin e pushtuar protestojnë

Banorët e Kherson-it: Rusë, kthehuni në shtëpi!

05.03.2022 - 17:15

E gjitha bota kundër agresionit rus, ngrihet në protestë edhe qyteti i pushtuar ukrainas, qytetarët me flamuj në dorë: Rusët të shkojnë në shtëpi

Në një kohë kur e gjitha bota është ngritur në protesta kundër agresionit rus, një e tillë është zhvilluar edhe në Kherson, qytetin ukrainas të pushtuar nga Rusia.

Rreth 2,000 njerëz dolën në rrugë për të protestuar mëngjesin e sotëm. Ata marshuan në qendër të qytetit duke valëvitur flamuj dhe duke kënduar himnin kombëtar të Ukrainës, ndërsa thërrisnin “Rusët të shkojnë në shtëpi” dhe “Khersoni është Ukrainë”.

Postblloqe ushtarake ruse janë ngritur në të gjithë qytetin dhe ndalojnë çdo shofer që kalon