MENU
klinika

Alibeaj do dorëzojë selinë e PD?

Berisha futet në zyrën e Gazment Bardhit, nisin bisedimet

25.03.2022 - 16:59

Pas tre muajsh ish-kryeministri Sali Berisha u rikthye sot në selinë e Partisë Demokratike pasi gjykata e Tiranës njohu statutin e Kuvendit të datës 11 Dhjetor.

Në fotot e shkrepura nga LSA, Berisha shihet teksa ngjitet në selinë blu i shoqëruar nga drejtoresha e Komukimimit për Mediat Floriana Garo dhe besnikët e tij, ndërsa jashtë e presin edhe disa simptatizantë të tij.

Pas futet në godinë Berisha ndalet fillimisht në sallën e konferencave ku pritet të mbahet edhe një deklaratë për gazetarët, ndërsa më pas futet në një nga zyrat e PD ku përfaqësues të dy palëve po bisedojnë prej të paktën një ore.

Në takim ndodhen anëtarët e Komisionit të Rithemelimit bashkë me kreun e komanduar të PD Enkelejd Alibeaj si dhe sekretarin e përgjithshëm të PD Gazment Bardhi.

Më herët gjatë ditës së sotme, menjëherë pas daljes së vendimit të gjykatës, Alibeaj paralajmëroi ankimim dhe kallëzim penal për gjyqtarin e çështjes Agron Zhukri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Rithemelimi” takim me Bardhin dhe Alibeajn

“E jona, s’ka!”/ Berisha mbërrin në selinë e PD