MENU
klinika

"Rithemelimi” takim me Bardhin dhe Alibeajn

“E jona, s’ka!”/ Berisha mbërrin në selinë e PD

25.03.2022 - 16:15

Sali Berisha ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike, pas vendimit të gjykatës për të regjistruar ndryshimet e statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Berishën mbërriti në selinë blu vetëm pak minuta pasi grupit të komisionit të Rithemelimit, ndërsa po kryhen diskutime në kuadër të bashkimit të Partisë Demokratike.

“E jona, s’ka!”, është shprehur Berisha për gazetarët.

“Përpara jush atje”, është shprehur Berisha në dalje nga zyrat e Rithemelimit para se të mbërrinte me makinë në Partinë Demokratike

Në Partinë Demokratike duket se kanë nisur negociatat. Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit mbërritën pak më parë në selinë blu.

Janë takuar me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin. Mbledhdja po zhvillohet në zyrën e këtij të fundit. Sakaq, drejt Partisë Demokratike është nisur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Zhvillimet më të fundit në kampin demokrat të ndarë në dy pjesë prej 9 shtatorit vinë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN