MENU
klinika

Çfarë kanë biseduar?

Berisha: U shtrëngova dorën Bardhit e Alibeajt dhe kërkova…

25.03.2022 - 17:11

Ish kryetari i PD Sali Berisha, menjëherë pas takimit me Sekretgarin e Përgjithshëm Gazmen Bardhi është shprehur se ka marrë konfirmimin e tij pozitivb për të kontribuar në bashkimin e PD.

“Unë shkova në zyrën e Sekretarit të përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi dhe të Enkelejd Alibeajt dhe shtrëngova dorën me ta.

U kërkova kjontributin e tyre për bashkimin e PD dhe mora përgjien pozitive.

Ishte diskutim për problemet, ku kërkova angazhimin e tyre në procesin e bashkimit ët PD, kontributin e tyre dhe të çdo demokrati. I gjeta të prekupuar për këtë proces, por diferencat në mendime presistoi. Unë gjykoj se është në detyrimin e të gjithë drejtuesve aktualë të dialogojnë të debatojnë në Grupin Parlamentar të PD.

Komisioni i Rithemelimit ka besim të plotë te Grupi Parlamentar i kësaj partie dhe mesazhi më i mirë që mund të përcjellin deputetët e PD është normalizimi i plotë iu jetës së këtij grupi në interesin më të mirë të bashkimit të partisë dhe në interesin më të mirë të vendit”, tha ai.

Sot ëhstë dita më e keq për Edi ramën, dhe më e mira për PD’, deklaroi Berisha i cili nënvizoi se nuk do të ketë asnjë sanksion ndaj askujt që kërkon të kontribuojë për ringritjen e PD.

Berisha theksoi se pas vendimit te Gjykates se Tiranes qe njohu Kuvendin e 11 dhjetorit te thirrur nga ish kryeministri, “sot PD është parti e të gjithë demokratëve dhe demokratëve. Prej saj nuk ka e s’mund të ketë të larguar”.

“Në emër të komisionit të Rithemelimit dhe të PD, bëj thirrje demokratëve dhe demokrateve të Shqipërisë kudo që janë ti shtrijnë dorën njëri tjetrit sot dhe të bashkohen.

Këtë ditë për interesin më të madh të vendit të kombit, shoqërisë shqiptare.

Sot PD është parti e të gjithë demokratëve dhe demokratëve.

Prej saj nuk ka e s’mund të ketë të larguar.

Vendimi i i gjykatës legjitimoi më në fund vendimet historike të Kuvendit të 11 dhjetorit të PD.

Vendime të cilat sjellin PD si parti të votës së lirë, vlerave konservatore në themel të saj, parti e orientimit euroatlantik dhe interesit kombëtar”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë