MENU
klinika

Rusët po vrasin edhe civilët në Ukrainë

Britania kërcënon Putinin, në rast përdorimi të armëve kimike: Ndërhyjmë

10.03.2022 - 22:23

Ukraina ka hyrë sot në ditën e 15-të të luftës me Rusinë. Deri më tani përparimi Rus drejt Kievit është ngadalësuar ndjeshëm nga ukrainasit të cilët po tregojnë një rezistencë të pashembullt ndaj pushtuesve.

Një spital fëmijësh dhe një maternitet janë shkatërruar në një sulm ajror rus në një spital në qytetin jugor të Mariupolit, ndërkohë gjatë një deklaratë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur  sulmin ndaj objektit një “krim lufte”.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Europës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut, e themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Happeu, ka thënë se NATO mund të ndërhyjë në Ukrainë nëse Rusia përdor armë kimike.

Gjithashtu ka përfunduar takimi mes ministrave të jashtëm rus dhe ukrainas. Në një konferencë për mediat, Kuleba tha se Rusia do të vazhdojë agresionin derisa Ukraina të përmbushë kërkesat e vendosura.

Lavrov akuzoi Perëndimin se po “vepron në mënyrë të rrezikshme” duke furnizuar me armë Ukrainën, ndërsa shtoi se kjo përbën shkelje të “të gjitha të ashtuquajturave parime dhe vlera të tyre”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN