MENU
klinika

Zgjedhjet e pjesshme më 6 Mars

Celibashi kërkesë Ministrisë për kartat e skaduara të identitetit

03.03.2022 - 15:13

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Blendi Çuçi që të shqyrtojë mundësinë për të shtyrë përdorimin e kartave të identitetit që kanë skaduar përtej datës 6 mars.

Në letrën drejtuar Ministrisë së Brendshme, Komisioneri Celibashi thekson se shumë zgjedhës nuk kanë patur mundësi që të rinovojnë kartat për shkak të kohës së pamjaftueshme në dispozicion, ndaj kërkohet mundësia për shtyrjen e vlefshmërisë së tyre.

“Në vijim të komunikimeve që KQZ ka patur me Drejtorin e Përgjithshme të Gjendjes Civile në lidhje me këtë çështje, evidentohet sa më sipër ky shqetësim. Në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore ju lutem të konsideroni mundësin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit me afat të skaduar, tej datës 6 mars 2022.

Sikurse edhe ju e dini koha nga data e dekretimit për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve deri në datën e zhvillimit të tyre objektivisht mundet të mos ju ketë dhënë mundësin shtetasve me dokumente identifikimi të skaduara ti rinovojnë ato. Shto këtu edhe faktin që disa bashki ku do të zhvillohen këto zgjedhje përfshijnë zona të thella rurale, dhe si të tilla sjellin një dekurajim të votuesve potencial për të rinovuar dokumentet e identifikimit, përbëjnë argumente për të marrë vëmendjen tuaj”, thekson Celibashi.


Letra e plotë

I nderuar z. Ministër,

Sikurse jeni në dijeni, me dekretin nr.13438, datë 20.01.2022, Presidenti i Republikës ka caktuar datën 06 mars 2022 si datën e zhvillimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore per Kryetar Bashkie për bashkitë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnje.

Në kuadër të përgatitjeve të këtyre zgjedhjeve KQZ ka marrë shqetësimin nga disa subjekte zgjedhor pjesëmarrës në këto zgjedhje, mbi një numër relativisht jo të vogël të shtetasve të cilëve ju ka skaduar ose ju skadon vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit.

Në vijim të komunikimeve që KQZ ka patur me Drejtorin e Përgjithshme të Gjendjes Civile në lidhje me këtë çështje, evidentohet sa më sipër ky shqetësim. Në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore ju lutem të konsideroni mundësin e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit me afat të skaduar, tej datës 6 mars 2022.

Sikurse edhe ju e dini koha nga data e dekretimit për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve deri në datën e zhvillimit të tyre objektivisht mundet të mos ju ketë dhënë mundësin shtetasve me dokumente identifikimi të skaduara ti rinovojnë ato. Shto këtu edhe faktin që disa bashki ku do të zhvillohen këto zgjedhje përfshijnë zona të thella rurale, dhe si të tilla sjellin një dekurajim të votuesve potencial për të rinovuar dokumentet e identifikimit, përbëjnë argumente për të marrë vëmendjen tuaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kandidat të pavarur në zgjedhje?

Berisha: Mund të bëjmë koalicion edhe me LSI-në


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin