MENU
klinika

Inteligjenca britanik zbulon pse ka përparuar ngadalë

Çfarë ka ndodhur me autokolonën ruse që u nis drejt Kievit?

03.03.2022 - 12:05

Pak përparim është bërë në tre ditët e fundit nga kolona e gjatë e forcave ruse që po i afrohen Kievit, sipas një vlerësimi të inteligjencës ushtarake britanike.

Trupi kryesor i kolonës ushtarake, i cili po i afrohet kryeqytetit nga veriu i tij, “mbetet mbi 30 km nga qendra e qytetit duke u vonuar nga rezistenca e fortë ukrainase, prishja e mjeteve, ose mbarimi i karburantit dhe bllokimi”.

Përditësimi i ministrisë së mbrojtjes shton gjithashtu se qytetet Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten nën kontrollin e Ukrainës.

Mbi shifrat e viktimave të Rusisë, Britania e Madhe parashikon se shifrat aktuale janë “konsiderueshme më të larta” se 498 të vrarë dhe 1,597 të plagosur të deklaruara deri më tani nga Moska.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN