MENU
klinika

Sa forca ruse ndodhen në terren

Ukraina i doli “kockë e fortë”, Putin çon gjithë ushtrinë për ta pushtuar

01.03.2022 - 11:15

Rusia ka kaluar nga 40% e forcave të saj brenda territorit të Ukrainës në rreth 75%, thotë një akademik ushtarak.

Shifras prej 75% është cituar gjithashtu nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Dr Jack Ëatling një studiues në fushën e luftës tokësore dhe shkencave ushtarake në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, tha për programin “Today” të BBC se një numër i madh trupash ruse po përparojnë në jug nga Bjellorusia në gjendje të kryejnë një sulm në Kiev.

I pyetur nëse Rusia ka përdorur raketat “Grad” në zonat e banuara në Kharkiv, ai u përgjigj se sulmet janë bërë me sisteme raketash të shumta lëshuese, të cilat lëshojnë një numër të madh predhash të padrejtuara në zonë.

“Është fakti që ata janë të padrejtuar dhe po vendosin sasi të mëdha eksplozivi të lartë në një zonë me popullsi të dendur civile,” tha ai.

“Ushtria ukrainase nuk funksionon më në formacione ushtarake, por në pozicione mjaft të fiksuara mbrojtëse, duke u bërë gjithnjë e më shumë pjesë e mbrojtjes territoriale dhe forcës vullnetare me të cilën ajo po vepron”, shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Beteja finale/ Priten luftime të ashpra

Rusia dërgon kolonën ushtarake 64 km për të marrë Kievin