MENU
klinika

Pushtimi i Ukrainës

Çfarë sanksionesh ka vendosur deri më tani Perëndimi?

24.03.2022 - 11:47

Sot është takimi i parë mes BE-së, NATO-s dhe G7, në të cilin liderët botërorë do të diskutojnë luftën Rusi-Ukrainë dhe vendosjen shtesë të sanksioneve kundër Rusisë, shkruan BBC

Këtu është një përmbledhje e sanksioneve më të mëdha që janë vendosur ndaj Rusisë deri më tani:

–SHBA-ja ka ndaluar të gjitha importet e naftës dhe gazit rus, Britania e Madhe ka deklaruar do të heqë gradualisht naftën ruse deri në fund të vitit 2022 dhe BE tha se nuk do të jetë më e varur nga energjia ruse përpara vitit 2030.

-Vendet perëndimore kanë ngrirë asetet e Bankës Qendrore të Rusisë – rreth 630 miliardë dollarë rezerva valutore.

-Disa banka ruse janë përjashtuar gjithashtu nga sistemi ndërkombëtar financiar SWIFT

-Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe BE kanë sanksionuar qindra anëtarë të regjimit rus dhe oligarkë që konsiderohen të afërt me Kremlinin – këtu përfshihen ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, 386 anëtarë të parlamentit rus.

-Të gjitha fluturimet ruse janë ndaluar nga hapësira ajrore e SHBA, MB, BE dhe kanadeze.

-Britania e Madhe dhe BE-ja kanë ndaluar shitjen e mallrave luksoze në Rusi.