MENU
klinika

Kërcënimi i Lavrov

“Kush dërgon armë në Ukrainë do të bëhet objektiv i Rusisë”

18.03.2022 - 12:03

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se “Zelensky dëshiron të shtyjë presidentin amerikan në një konflikt me Rusinë”, duke theksuar më tej se “ne jemi mësuar me sanksione dhe se ato do të na bëjnë më të forta”.

Më tej ai ka deklaruar se pala ruse e ka bërë të qartë se çdo ngarkesë që do të vijë në Ukrainë dhe, e cila, sipas Moskës, mund të përmbajë armë, do të bëhet një objektiv ligjor për personelin ushtarak rus.

“Roli i sanksioneve është shumë më strategjik; është thelbi i kursit strategjik perëndimor. “Do të thotë, të margjinalizojmë Rusinë, ta kufizojmë atë, t’i japim fund zhvillimit të Rusisë dhe gjithashtu të anulojmë rolin e saj në politikën botërore, ekonominë, sportin, shkencën, artin, arsimin ”, tha ministri i Jashtëm rus, duke thënë se ata janë mësuar me sanksione.

“E vetmja gjë në të cilën do të kenë sukses është të na forcojnë më shumë” , shtoi ai.