MENU
klinika

Detajet

Çfarë u bisedua mes Putin dhe presidentit të Këshillit Evropian

16.03.2022 - 12:01

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kështu njoftoi shërbimi për shtyp i Kremlinit, duke raportuar se në bisedë pala ruse theksoi mungesën e “seriozitetit” të Kievit në negociatat e paqes.

“Vazhduan diskutimet për situatën në lidhje me zhvillimin e operacionit special ushtarak rus për mbrojtjen e republikave të Donbasit, si dhe për aspektet humanitare, duke përfshirë masat për evakuimin e civilëve”, thuhet në deklaratë.

“Presidenti i Rusisë i kushtoi vëmendje të veçantë faktit që udhëheqja e BE-së injoroi veprimin e djeshëm kriminal dhe çnjerëzor të ushtrisë ukrainase” u pretendua nga Moska.

Sot, Moska komentoi deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se bisedimet me Rusinë tani duken “më realiste”.

“Pyetni palën ukrainase nëse është bërë më realiste, më pak e shkëputur nga realiteti”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke iu përgjigjur mediave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e Project Syndicate

Biden ia ka dorëzuar Ukrainën Putinit?

''Kriza më serioze në Evropë, pas viteve '80''

Analistët tregojnë për CNN, pasojat e një lufte